Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TOP 10 PLAYERS

Hajrizi, lojtar i javës

BOROZANI/Lis Dorambari

Hajrizi, lojtar i javës


3 November, 2015 @12:19

Performanca e shkëlqyer e Drilon Hajrizit në përballjen që ekipi i tij Peja, e fitoi ndaj Trepçës, ia ka dhënë atij epitetin e lojtarit më të mirë të xhiros së shkuar në Superligë, ka bërë të ditur Eurobasket

Hajrizi përfundoi ndeshjen me 26 pikë, 9 kërcime dhe 7 asistime në fitoren 103-69 të Pejës ndaj ish ekipit të lojtarit në fjalë. 

Pas tij në TOP 3 të lojtarëve janë futur edhe Yll Kaçaniku i Sigal Prishtinës që tregoi performancën e tij më të mirë prej se erdhi nga Turqia. Kaçaniku luajti me 23 pikë, 9 kërcime e 6 asistime në fitoren që bardhekaltërit e shënuan ndaj Yllit. 

I treti në këtë listë është shqiptari Gerti Shima, që udhëhoqi Bashkimin në fitore ndaj Vëllaznimit në Gjakovë. Shima përfundoi ndeshjen me double-double prej 15 pikëve dhe 12 kërcimeve për të arritur në TOP 3 të javës. 

Mëposhtë, shikoni të gjithë basketbollistët që me performancat e tyre individuale arritën të futen në dhjetëshen më të mirë të xhiros së shtatë në Superligë.



TOP 10 performancat e Xhiros VII (2015/16) në Superligë:

1 Drilon HAJRIZI KB Peja
2 Yll KAÇANIKU KB Sigal Prishtina
3 Gerti SHIMA KB Bashkimi
4 Nenad DELIC KB Peja
5 Gëzim MORINA KB Sigal Prishtina
6 Tre BUSSEY KB Bashkimi
7 Kevin BURWELL KB Peja
8 Blerim MAZREKU KB Sigal Prishtina
9 Korab PREKAZI KB Trepça
10 Roland DAVIS KB Peja

 
Të gjitha lajmet nga