DRILON HAJRIZI, KB PRISHTINA
Hajrizi: Luajtëm dobët
29 November, 2016 @10:57
Basketbollisti i Sigal Prishtinës, Drilon Hajrizi, pas ndeshjes së humbur nga Bashkimi mbërë ka thënë se kjo ka qenë ndër ndeshjet më të dobëta të ekipit të tij këtë stinor.
“Kemi luajtur keq, ndoshta ndeshjen më të dobët të stinorit. Luajtëm individualisht. Ndoshta edhe lodhja ka ndikuar, që na bëri të gabojmë. Duhet të punojmë edhe më shumë. Shpresoj që të vazhdojmë sa më shpejt me fitore,” ka thënë Hajrizi pas ndeshjes për faqen zyrtare të BIBL.
Sigal Prishtina ende nuk ka shënuar fitore në Grupin A të BIBL, është me bilanc 0-2, ndërsa më 1 dhjetor pret Kumanovën në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve.