TRAJNERI I PRISHTINËS, JERONIMO SARIN
Sarin: Lodhja ndikoi
29 November, 2016 @10:37
Trajneri kroat i Sigal Prishtinës, Jeronimo Sarin, ka thënë se faktor kryesor i humbjes së ekipit të tij nga Bashkimi ka qenë lodhja.
“Ne kemi luajtur ndeshje 48 orë pasi që përfunduam ndeshjen e kaluar dhe nuk u këndellëm as fizikisht e as mentalisht. Bashkimi e meritoi fitoren. Urime,” ka thënë Sarin për faqen zyrtare të BIBL sot.
Sigal Prishtina në dy ndeshjet e Grupit A të zhvilluara, ka dy humbje të regjistruara. Dueli i radhës për bardhekaltërit kampionë është pasnesër, ndaj Kumanovës në BIBL.