Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BESAR HALIMI

Halimi: Suedia ka superyje, synojmë fitoren për “Dardanët”

Halimi: Suedia ka superyje, synojmë fitoren për “Dardanët”


26 March, 2021 @19:20

Mesfushori i Kosovës që ishte njëri ndër golashënuesit në ndeshjen e fundit ndaj Lituanisë, Besar Halimi, pas seancës së sotme stërvitore ka folur për faqen e FFK-së, duke komentuar ndeshjen e radhës përballë Suedisë.

“Ishte një lojë e rëndësishme për ne pas një kohe të gjatë, për të parë se ku jemi si skuadër. Besoj që jemi të përgatitur për Suedinë. Besoj që do të jetë një lojë e vështirë. Suedia ka një skuadër shumë të mirë, me disa superyje që luajnë në top klubet e Evropës, por ne jemi të gatshëm për Suedinë dhe shpresojmë të kemi fitore për dardanët”, tha Halimi.

Kosova me Suedinë do të takohet të dielën më 28 mars në Prishtinë, duke filluar nga ora 20:45.


 
Të gjitha lajmet nga