Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SIXERS - LAKERS

Harris ua shkakton humbjen e parë e Lakersave si mysafir

FOTO / NBA

Harris ua shkakton humbjen e parë e Lakersave si mysafir


28 January, 2021 @10:45

Philadelphia 76ers, e mposhti Los Angeles Lakersin në sekondat e fundit me rezultat 107-106.

Tobias Harris u bë hero, duke shënuar në 2 sekondat e fundit dhe ia solli fitoren për Sixers.

Joel Embiid ishte koshashënuesi më i mirë me 28 pikë, kurse u dalluan edhe Tobias Harris me 24 pikë dhe Ben Simmons me triple-double prej 17 pikëve, 11 kërcimeve e 10 asistimeve.

Te Lakers u veçuan, LeBron James me 34 pikë, 6 kërcime e 6 asistime dhe Anthony Davis me 23 pikë e 8 kërcime.

Kjo ishte humbja e parë e Lakersave si mysafir për këtë stinor.

Sixers me 13 fitore e 6 humbje gjendet në krye të Konferencës Lidore, kurse Lakers me 14 fitore e 5 humbje gjendet në pozitën e dytë në Konferencën Perëndimore.


 
Të gjitha lajmet nga NBA