MVP @ GAMEWEEK 9

Henrik Sirko, MVP i Xhiros IX
31 January, 2022 @21:48
Basketbollisti i Yllit të Suharekës, Henrik Sirko, është përzgjedhur MVP i xhiros së nëntë në Ligën Unike.
Faqja zyrtare e kësaj lige ka shpallë basketbollistin kroat si më të mirin e xhiros, pas performancës së tij të treguar në përballje ndaj ish-ekipit të tij, Peja.
Ylli në këtë ndeshje mposhti Pejën në Karagaç me tre pikë dallim, 87-90, derisa Sirko luajti me double-double prej 24 pikëve, 11 kërcimeve dhe bëri edhe 4 asistime tjera në fitore.
Përndryshe, Ylli me këtë fitore ka përforcuar kreun në Ligën Unike, duke bërë bilansin 8-1 për të lënë Pejën e Prizrenin pas që kanë bilans 6-3.
Me këtë, KB Ylli bëhet ekipi i parë që me lojtarët e saj merr tri herë çmimin e më të mirit të xhiros në Ligë Unike.
Njashtu, çuditërisht Liga në fjalë nuk kishte shpallë askë si MVP të xhiros së tetë.
MVP të xhirove deri sot:
MVP Xhiro I | Endrit Hysenagolli | KB Tirana | |
MVP Xhiro II | Erjon Kastrati | KB Ylli | |
MVP Xhiro III | Dardan Berisha | KB Peja | |
MVP Xhiro IV | Tamas Bruce | KB Teuta | |
MVP Xhiro V | Gëzim Morina | KB Ylli | |
MVP Xhiro VI | Arti Hajdari | KB Prizreni'16 | |
MVP Xhiro VII | Tyrone White | KB Peja | |
MVP Xhiro IX | Henrik Sirko | KB Ylli |