Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FRANÇEZI

Heurtel në Anadolu Efes!

Thomas Heurtel, djathtë, me bashkëlojtarët nga përfaqësuesja

Heurtel në Anadolu Efes!


12 December, 2014 @13:01

Skuadra turke, Anadalu Efes, ka angazhuar si përforcim playmakerin e Laboral Kutxas, Thomas Heurtel

Burime te Eurobasket kanë bërë të ditur ditë më parë se françezi ka arritur marrëveshje me ekipin nga Stambolli, mirëpo zyrtarizimi i tij pritet të bëhet pasi që të përfundojë të gjitha ndeshjet e fazës grupore të Euroleague

Heurtel 25 vjeç, përkundër se ka luajtur për Laboralin në pjesën grupore të Euroleague, do të ketë të drejtë të vesh fanellën e Efesit në pjesën e TOP 16 të Euroleague.

Laboral veçse ka angazhuar zëvendësimin e tij, Mike James, ndërsa Heurtelit, që i kryhet kontrata në fund të stinorit i është dhënë leja për të ndërruar ambient që tash, ashtu që të përfitojë diçka edhe klubi spanjoll.

Heurtel, ka mesatare prej 13.5 pikëve për ndeshje në Euroleague këtë stinor, derisa dallohet edhe si asistues me 7 sosh për ndeshje. 

Anadolu Efes është aktualisht lider i Grupit A, derisa Laboral Kutxa është afër sigurimit të fazës së radhës në Euroleague nga Grupi D, ku aktualisht ka 4 fitore dhe 4 humbje. 


 
Të gjitha lajmet nga Euroleague