Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BORIS KURTOVIC

“E mposhtëm njërën prej skuadrave më të mira të ligës”

“E mposhtëm njërën prej skuadrave më të mira të ligës”


11 December, 2014 @18:02

Trajneri i skuadrës së Pejës, Boris Kurtovic, duket të jetë shumë i kënaqur me fitoren e skuadrës së tij kundër Kumanovës.

Në deklaratën e tij pas ndeshjes, Kurtovic tha se ndeshja ishte shumë e vështirë, derisa kundërshtarin e vlerësoi si njëri prej ekipeve më të forta të ligës.

“E kemi ditur se do të jetë një ndeshje shumë e vështirë dhe për këtë është dashur të jemi të disiplinuar deri në fund. Mendoj se kemi arritur sukses në disa gjëra. Atë që nuk arritëm ta bëjmë në fillim, shënimet për trepikësh, e bëmë në pjesën e dytë. Në fund çdo veprim ishte i rëndësishëm për rrjedhën e lojës. Përqëndrimi ishte i rëndësishëm për të bërë atë që e kishte thënë më parë dhe për të organizuar sulmin ashtu siç e kishim planifikuar. Kumanova është njëra prej skuadrave më të mira në ligë, por ndeshja kësaj radhe shkoi në favorin tonë. Uroj skuadrën time për fitore,” tha Kurtovic.

Raporti i ndeshjes.

Ndryshe nga trajneri kroat, nuk është treguar i kënaqur me skuadrën edhe trajneri i Kumanovës, Igor Mihajlovski. Ai tha se skuadrës së tij i ka munguar motivimi, kështu që fitorja e Pejës ishte e merituar.

“Dëshira më e madhe për fitore dhe motivimi në lojë e vendosën ndeshjen. Skuadra jonë luajti pa motivim, u tregua anemik gjatë gjithë ndeshjes dhe Peja e meritoi këtë fitore,” tha Mihajlovski.

Ndërsa njëri prej basketbollistëve më të mirë te Kumanova, Uros Lukovic, fajin kryesor për humbjen ia la mbrojtjes së skuadrës së tij.

“Ne nuk e luajtëm lojën të cilin e kishim planifikuar ta luajmë në mbrojtje. Ne pësuam shumë tre pikësha, gjë që mendoj se ishte faktori kryesor për këtë ishte mbrojtja jonë e dobët. Në sulm ishim të mirë,” tha Lukovic.

Lukovic në ndeshjen kundër Pejës kishte realizuar double-double prej 20 pikëve dhe 10 kërcime, duke u bërë koshashënuesi i dytë më i mirë i skuadrës së tij pas Vukasin Mandicit, që shënoi plotë 23 pikë.

Tabela aktuale në Ligën Ballkanike.


 
Të gjitha lajmet nga Balkan League