SIGAL PRISHTINA

BOROZANI/Lis Dorambari/Arkiv
Mposhtin Vllazninë, i kthehen fitoreve
9 December, 2014 @21:03
Kampionja e Kosovës i është kthyer fitores në BIBL, pas disfatës në xhiron e fundit ndaj Kozuvit.
Djelmoshat e Sabit Hadzicit kanë mposhtur Vllazninë në Shkodër me diferencë 10 pikëshe për t’iu kthyer fitores në ligën ballkanike.
Vllaznia në anën tjetër, mbetet skuadra e vetme këtë stinor pa fitore në BIBL dhe atë duhet ta kërkojë në një ndeshje tjetër.
Dardan Berisha ka qenë si zakonisht më efikasi i prishtinasve, derisa performanca e Edin Bavcicit është në ngritje e sipër, derisa boshjaku po dominon nën kosh, por edhe me shuta nga largësia.
Te ekipi shkodran, që po përjeton stinorin e parë në BIBL, Mirza Sarajlija, ka qenë më i miri. Ai ka regjistruar double-double prej 29 pikëve dhe 12 asistimeve.
Pas kësaj fitoreje, Sigal Prishtina ka bilanc 4-1, derisa ekipi i Bledar Gjeçajt mbetet pa fitore dhe me 5 humbje.
Statistikat ekipore:
Vllaznia | Sigal Prishtina | ||
Çereku i parë | 18 | 29 | |
Çereku i dytë | 21 | 15 | |
Çereku i tretë | 15 | 17 | |
Çereku i katërt | 24 | 27 | |
Kërcime | 37 | 36 | |
Asistime | 21 | 20 | |
Bllokada | 1 | 1 | |
Topa të vjedhur | 4 | 4 | |
Topa të humbur | 9 | 10 | |
Tentime për tre pikë | 10/30 | 10/26 | |
Tentime për dy pikë | 21/45 | 22/36 | |
Tentime nga gjuajtjet e lira | 6/8 | 14/19 |
Statistikat individuale te Vllaznia
1 | Mirza Sarajlia | 29 pikë | 12 asistime | 2 kërcime |
2 | Nemanja Gavranic | 15 pikë | 14 kërcime | 1 asistim |
3 | Gjon Zef Ndoja | 11 pikë | 4 kërcime | 2 asistime |
4 | Milos Pajovic | 10 pikë | 6 kërcime | 1 asistim |
5 | Ervin Berdica | 8 pikë | 4 kërcime | 2 asistime |
6 | Nikolin Arra | 5 pikë | 7 kërcime | 3 asistime |
Statistikat individuale te Sigal Prishtina
1 | Dardan Berisha | 29 pikë | 3 kërcime | 3 asistime |
2 | Edin Bavcic | 23 pikë | 9 kërcime | 3 asistime |
3 | Jordan Hulls | 15 pikë | 8 asistime | 6 kërcime |
4 | Edmond Azemi | 13 pikë | 2 kërcime | 2 asistime |
5 | Blerim Mazreku | 5 pikë | 1 kërcim | 1 asistim |
6 | Muhamed Hasani | 2 pikë | 2 kërcime | 2 asistime |
7 | Gery McGhee | 1 pikë | 13 kërcime | 1 asistim |