Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TRACY McGRADY

10 vjet nga performanca e T-Mac

10 vjet nga performanca e T-Mac


9 December, 2014 @17:10

Kaluan 10 vite, por performanca e Tracy McGrady, ende po përfolet nëpër mbarë botën.

Skuadra e San Antonio-së, në atë ndeshjes kishte menduar se do të triumfojnë në derbin kundër Houstonit, ngase gjatë ndeshjes kishin krijuar një epërsi mbi 10 pikë..

Por e harruan se ekziston një superyll tek kundërshtari që quhej Tracy McGrady.

T-Mac, kishte vendosur që ta fitonte ndeshjen dhe përnjëherë i ndezi motorët, duke shënuar 13 pikë për 35 sekonda, ku ia sjellë fitoren skuadrës me rezultat 81-80.

Në atë ndeshje, T-Mac kishte luajtur me 33 pikë, 8 kërcime, 5 topa të vjedhur dhe 2 asistime.

Trajneri i San Antonios, Gregg Popovich, shkurt ishte përgjigjur duke e tundur kokën e tij , “Ishte i pabesueshëm”..


Video

Perfomanca e Tracy McGradyt



 
Të gjitha lajmet nga NBA