SUHAREKË

Ylli arrin fitoren e katërt
7 December, 2014 @20:59
Ekipi i Yllit ka shënuar fitoren e dytë në tre xhirot e fundit të Superligës dhe me këtë të sontme është barazuar me Vëllaznimin në tabelë, sipas pikëve.
Ekipi i Agron Berishës ka mposhtur atë të Fabian Gjukës në ndeshjen e ekipeve të pjesës së poshtme të tabelës.
Ylli ka qenë gjatë gjithë ndeshjes më i mirë se Besa dhe ka arritur që të ngris epërsinë me kohë, derisa Besa pa basketbollistë të huaj, nuk ka arritur më shumë sesa të regjistrojë disfatën e dhjetë të stinorit.
Najee White me 23 dhe Charles Hammork me 19 pikë, kanë qenë basketbollistët më të dalluar te ekipi fitues.
Derisa te Besa është dalluar kapiteni i ekipit, Beqë Kovaçi që ka shënuar 24 pikë për ekipin e tij.
Ylli tashmë ka bilanc të njejtë sikurse Vëllaznimi në pozitën e pestë të tabelës, derisa Besa është e parafundit në tabelë të klasifikimit.
Statistikat ekipore
YLLI | BESA | ||
Çereku i parë | 25 | 13 | |
Çereku i dytë | 21 | 11 | |
Çereku i tretë | 23 | 20 | |
Çereku i katërt | 16 | 24 | |
Kërcime | 72 | 35 | |
Asistime | 28 | 7 | |
Bllokada | 9 | - | |
Topa të vjedhur | 7 | 8 | |
Topa të humbur | 24 | 14 | |
Tentime për tre pikë | 4/22 | 4/25 | |
Tentime nga loja | 36/84 | 28/89 | |
Gjuajtje të lira | 9/21 | 8/16 |
Statistikat individuale te Ylli
1 | Najee White | 23 pikë | 18 kërcime | 2 asistime |
2 | Charles Hammork | 19 pikë | 6 asistime | 5 kërcime |
3 | Urim Zenelaj | 11 pikë | 24 kërcime | 10 asistime |
4 | Erris Nushi | 10 pikë | 6 kërcime | 1 asistim |
5 | Derrick Washington | 6 pikë | 6 kërcime | 5 asistime |
6 | Arlind Hajdari | 3 pikë | 1 kërcim | |
7 | Artin Gashi | 8 pikë | 2 kërcime | |
8 | Selajdin Hysenaj | 2 pikë | 3 kërcime | 1 asistim |
9 | Arbon Berisha | 2 pikë | ||
10 | Florint Fetiu | 1 pikë | 2 kërcime |
Statistikat individuale te Besa
1 | Beqë Kovaqi | 24 pikë | 5 kërcime | 2 asistime |
2 | Kushtrim Zeqiraj | 11 pikë | 9 kërcime | 1 asistim |
3 | Shpend Gashi | 10 pikë | 5 kërcime | 2 asistime |
4 | Taulant Dupa | 9 pikë | 5 kërcime | 1 asistim |
5 | Blendi Matoshi | 7 pikë | 10 kërcime | 1 asistim |
6 | Dion Basha | 7 pikë | 1 kërcim |