DERBI I VJETËR

Foto: KB Prishtina
Prishtina shkëputet në çerekun e tretë
7 December, 2014 @19:56
Kampionja aktuale ka vazhduar edhe sonte serinë e fitoreve ndaj Trepçës. Sigal Prishtina ka qenë më e mirë se ekipi mitrovicas, derisa dallimi kryesor në ndeshje u bë në çerekun e tretë, kur bardhekaltërit i dhanë ‘gaz’ për të krijuar avantazh të madh.
Trepça ishte e barabartë në lojë ndaj kampiones në pjesën e parë, derisa pas 20 minutave lojë, rezultati në semafor shënonte 44-46.
Mirëpo, e tëra përfundoi këtu, derisa ekipi i Sabit Hadzic filloi vrullshëm çerekun e tretë me seri prej 7-0 për të mos shikuar më asnjëherë pas.
Dardan Berisha ka qenë përsëri koshashënuesi më i mirë i Prishtinës, duke shënuar 25 pikë në fitoren e 11-të të ekipit të tij.
Lojë të mirë tregoi qendra e re amerikane e Prishtinës, Gary McGhee, që shënoi 22 pikë në fitoren e ekipit të tij - derisa vetë lojtari regjistroi performancën më të mirë prej se erdhi në kryeqytet.
Te ekipi vendas, Marquiz Baker mbante Trepçën në lojë, kur regjistroi 24 pikë - derisa Valdrin Haxhiu dhe Samir Zekiqi me nga 14 pikë secili, gjithashtu kontribuuan te ekipi, por pamjaftueshëm ndaj Prishtinës.
Përforcimi i ri i Trepçës, Jaka Stemberger ishte në bankën rezervë dhe nuk fitoi asnjë sekondë paraqitje nga trajneri Ilir Selmani.
Rezultati sipas çerekëve
TREPÇA | SIGAL PRISHTINA | ||
Çereku i parë | 21 | 25 | |
Çereku i dytë | 23 | 21 | |
Çereku i tretë | 12 | 28 | |
Çereku i katërt | 23 | 18 |
Koshashënuesit te Trepça
1 | Marquiz Baker | 24 pikë | ||
2 | Valdrin Haxhiu | 14 pikë | ||
3 | Samir Zekiqi | 14 pikë | ||
4 | Josh Turner | 12 pikë | ||
5 | Anthony Thompson | 10 pikë | ||
6 | Arian Tahiri | 3 pikë | ||
7 | Arian Mehmeti | 2 pikë |
Koshashënuesit te Sigal Prishtina
1 | Dardan Berisha | 25 pikë | ||
2 | Gary McGhee | 22 pikë | ||
3 | Edin Bavcic | 18 pikë | ||
4 | Jordan Hulls | 14 pikë | ||
5 | Edmond Azemi | 12 pikë | ||
6 | Blerim Mazreku | 1 pikë |