GOLDEN STATE WARRIORS

nba.com
Luftëtarët e pandalshëm, me seri rekorde
7 December, 2014 @13:43
Luftëtarët e Golden Stateit, nuk po ngopen me fitore.
Triumfin e radhës e regjistruan kundër Chicago Bullsit, me rezultat 112-102. Djelmoshat e trajnerit Steve Kerr, me mbrojtje të mirë dhe me sulme të suksesshëm, arritën fitoren e 12-të radhazi.
Draymond Green, ishte koshashënuesi më i mirë me 31 pikë, derisa u ndihmua edhe nga Klay Thompson (24 pikë) e Stephen Curry (19 pikë).
Në anën tjetër te Demat, u dalluan Jimmy Butler me 24 pikë dhe Pau Gasol me 20 kërcime, por e humbën luftën përballë ‘luftëtarëve’.
Kjo ishte fitoreja e 12 të me radhë dhe e 17-të në përgjithësi për Golden State, të cilët vetëm dy herë pësuan sivjet dhe gjenden në krye të tabelës në Konferencën Perëndimore.
Video
Performanca e Draymond Green