KOBE BRYANT

nba.com
Fundosem së bashku me Titanikun
9 December, 2014 @11:14
Los Angeles Lakers, prej që doli Phil Jackson nga skuadra, nuk po arrin të këndellet.
Sivjet, skuadra hollywoodiane, bëri një start katastrofal, që ishte njëkohësisht edhe starti më i dobët në histori të tyre.
Gjendja e keqe e skuadrës, nuk bëri ndonjë ndikim tek superylli Kobe Bryant, i cili është duke bërë çdo gjë për ta këndellur skuadrën, por fitoret s’po vinë.
Në një intervistë, Kobe tregoi në një mënyre qesharake besnikërinë që e kishte për skuadrën e tij:
“Nëse Lakers do ishte Titaniku, atëhere do të fundosesha me të së bashku.”
Kritikat që po i bëhen Lakersit, i pranoi edhe Nick Young dhe e bëri një autokritikë:
“Jemi duke luajtur sikur ndyrësirat, mua nuk më pëlqen, nuk e dua këtë ndjenjë, po ndihemi sikur nuk po bëjmë asgjë këtu. Unë jam një person që jetoj me ahengje/party, për këtë arsye nuk më pëlqejnë brohoritmat për të keq.”
Young gjithashtu shtoi: “Tifozët meritojnë më mirë, ne meritojmë më mirë, dua që të jem pjesë e Lakersit të fuqishëm”.
Lakers, në 21 ndeshjet e zhvilluara, arriti të fitojë vetëm pesë herë sivjet dhe gjendet kah fundi i tabelës në Konferencën Perëndimore.