EUROBASKET 2015

eurobasket
Caktohen grupet për Eurobasket 2015
8 December, 2014 @19:11
Eurobasket 2015, do të jetë Kampionati i parë Europian që do të organizohet në katër shtete të ndryshme.
Kroacia, Franca, Gjermania dhe Letonia do të jenë vendet nikoqire për përballjen e më të mirëve të basketbollit europian.
Grupi i vdekjes pritet të jetë Grupi B, ku bëjnë pjesë përfaqësuese si: Gjermania, Spanja, Serbia, Turqia e Italia.
Kampionati i XXXIX i Europës fillon më 5 dhe do të përfundojë me 20 shtator të vitit të ardhshëm.
Sa i përket ndeshjeve, ato janë ndarë që të zhvillohen në këto vende: Grupi A- në Montpellier të Francës, Grupi B- në Berlin të Gjermanisë, Grupi C- në Zagreb të Kroacisë dhe Grupi D- në Riga të Letonisë.
Kampionja aktuale e Europës është Franca, që mposhti Lituaninë në finalen e vitit 2013. Kampionët, mbrojtjen e titullit do t’ia nisin nga Grupi A, ku kanë kundërshtarë - në dukje të lehtë.
GRUPET
Grupi A: Franca Finlanda Bosna e Hercegovina Polonia Izraeli Rusia |
Grupi B: Gjermania Spanja Serbia Turqia Italia Islanda |
Grupi C: Kroacia Sllovenia Greqia Hollanda Maqedonia Gjeorgjia |
Grupi D: Letonia Lituania Ukraina Belgjika Republika Çeke Estonia |