KUMANOVË

Foto: KB Peja
Peja, me detyrë të vështirë sonte
10 December, 2014 @9:26
Peja kishte fituar Kumanovën në ndeshjen hapëse të stinorit në Karagaç, vetëm pas vazhdimeve.
Verdhezinjtë sot do të kenë punë edhe më të vështirë, pasi që maqedonët prej asaj dite nuk kanë pësuar më fare në Balkan League, duke i radhitur fitoret.
Për më tepër, ata së fundi janë përforcuar edhe me serbin Uros Lukovic, që la Kozuvin muajin e kaluar për të përforcuar radhët e kumanovarëve në BIBL.
Te ekipi pejan nuk është raportuar të ketë ndonjë lëndim. Ndërsa atmosfera te basketbollistët duket të jetë në rregull, së paku sipas informatave që po transmetohen.
Kujtoni ndeshjen në Karagaç, Peja-Kumanova
Fitorja e Sutjeskës mbrëmë ndaj Rilskit, ka bërë edhe më interesant luftën për kreun e Grupit A, derisa Peja gjindet aktualisht në vendin e katërt.
Ndeshja nis në ora 19:00 dhe drejtohet nga gjyqtarët: Ognjen Jokic, Nikolas Somos dhe Georgios Poursanidis.
Rezultatet e deritashme dhe gjendja aktuale në tabelë
Peja deri më sot i ka fituar ndeshjet si vendase, derisa ato si mysafire i ka humbur.