EURO U-18/ DIV B
Humbja e radhës nga U18-shet
8 July, 2019 @10:47
Basketbollistet e Kosovës U18 kanë pësuar edhe në ndeshjen e tretë të grupit në kuadër të Evropianit për moshat nën 18 vjet, që po mbahet në Shkup të Maqedonisë Veriore.
Pas humbjeve 97-12 nga Sllovenia dhe 100-35 nga Estonia, basketbollistet e reja të Kosovës kësaj radhe janë mposhtur 106-37 [23-14, 23-7, 26-7 dhe 34-9] nga Danimarka mbrëmë.
Më efikaset në ekipin e drejtuar nga Illmen Bajra kanë qenë Dea Pushkolli me 16 dhe Enisa Kamerolli me 10 pikë.
Kosova U18 bashkë me Norvegjinë U18 është në fund të tabelës së Grupit A të kësaj gare, ndërsa ndeshja e radhës për ekipin tonë do të jetë pikërisht ndaj norvegjezeve.
Dueli mes Norvegjisë U18 dhe Kosovës U18 luhet nesër (9 korrik) me fillim prej orës 18:45 në Arenën Boris Trajkovski të Shkupit.
Tabela aktuale:
Sllovenia | 3-0 | ||
Finlanda | 3-0 | ||
Danimarka | 2-1 | ||
Estonia | 1-2 | ||
Norvegjia | 0-3 | ||
Kosova | 0-3 |