WOMAN EURO U-18/ DIV B
Humbje e radhës, e thellë për Kosovën U18
7 July, 2019 @10:01
Basketbollistet e Kosovës U18 në përballjen e dytë të Evropianit në Divizionin B që po mbahet në Shkup kanë pësuar nga Estonia.
Estonia U18 ka mposhtur Kosovën U18 me rezultat 100-35 [18-13, 43-4, 16-7 dhe 23-11].
Basketbollistja e parë e Kosovës që shënon pikë dyshifrore në një ndeshje në këtë garë është treguar të jetë Dea Pushkolli, që dha 10 pikë. Ndërsa Tringa Ukaj shënoi 7 të tjera.
Sot Kosova U18 ndeshet me Danimarkën në përballjen e radhës në Grupin A të Evropianit të Divizionit B.
Në përballjen e parë të grupit, Kosova U18 ishte mposhtur nga Sllovenia U18 97-12.
Tabela aktuale:
Sllovenia | 2-0 | ||
Finlanda | 2-0 | ||
Danimarka | 1-1 | ||
Estonia | 1-1 | ||
Norvegjia | 0-2 | ||
Kosova | 0-2 |