WOMANS U18 EUROPEAN DIVISION B
Nga dy pikë për çerek, drejt humbjes katastrofale
5 July, 2019 @17:35
Skuadra e Kosovës U18 në kategorinë e femrave është mposhtur nga bashkëmoshataret sllovene me një rezultat katastrofal, 12-97 [2-25, 2-32, 2-21 dhe 6-19].
Basketbollistet e reja të Kosovës kanë shënuar nga dy pikë maksimalisht në tre çerekët e parë të ndeshjes, derisa në atë të fundit kanë shënuar sa në tre çerekët e parë, 6.
Më efikasja te Kosova U18 ka qenë Tringa Ukaj me 4 pikë, ndërsa Dea Pushkolli dhe Enisa Kamerolli kanë shënuar nga 3 pikë. Lojtarja tjetër që ka shënuar pikë në këtë ndeshje për Kosovën ka qenë Melisa Ibrahimi, 2.
Shuti i basketbollisteve të Kosovës ka qenë nën 10% të saktësisë. Ato për dy pikë kanë shutuar 4/41 ndërsa për tre pikë, 1/11, e në gjuajtjet e lira, 1/6.
Të drejtuar nga selektori Illmen Bajra dhe ndihmësit Pal Syla e Imer Tahiri, basketbollistet e Kosovës U18 synojnë që të arrijnë së paku një fitore në Kampionatin Evropian U18 për Divizionin B që mbahet në Maqedoninë Veriore.
Përveç Sllovenisë, Kosova në grup ka edhe Norvegjinë, Danimarkën, Finlandën dhe Estoninë.