Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LOS ANGELES

Leonard dhe George bëhen bashkëlojtarë

Leonard dhe George bëhen bashkëlojtarë


6 July, 2019 @9:56

MVP i finaleve të sivjetme në NBA, Kawhi Leonard, është larguar nga kampioni Toronto Raptors.

Leonardi arriti marrëveshje me skuadrën Los Angeles Clippers, ku do të nënshkruajë një kontratë 4 vjeçare me vlerë prej 142 milionë dollarëve, raporton ESPN.

Kawhi në Clippers do të jetë bashkëlojtar me yllin Paul George, i cili u shkëmbye nga Oklahoma për lojtarët Shai Gilgeous-Alexander, Danilo Gallinari, dhe disa të drejta të draftit në raundin e parë.

Kawhi Leonard, deri më tani është përfolur se do të kalojë te skuadra e Lakers, por ai i zgjodhi Clippersat në fund.


 
Të gjitha lajmet nga NBA