Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

HUMBJA REKORDE!

Humbja më e thellë sezonale e Bashkimit

Humbja më e thellë sezonale e Bashkimit


31 March, 2023 @1:27

Humbja e mbrëmshme e Bashkimit nga Prishtina, ka qenë humbja më e thellë e prizrenasve këtë stinor në kuadër të ndeshjeve kampionale në Superligë. Bashkimi që ka vulosur pozitën e pestë në renditje tabelare, kur ka mbetur edhe një xhiro deri në fund të stinorit, ndërsa kundërshtar në çerekfinale të PlayOffit ka Trepçën në formë, është mposhtur më së thelli këtë sezon nga bardhekaltërit liderë të tabelës.

Prishtina fitoi ndeshjen ndaj Bashkimit duke e dominuar në tërësi atë, ndërsa në fund të duelit dallimi ishte 35 pikë! Rezultati përfundimtar Bashkimi 66-101 Prishtina bën që prizrenasit të hyjnë të demotivuar në xhiron e fundit por edhe në PlayOff. Ndërsa kriza e rezultateve që ka kapur ekipin, është reflektuar edhe nga BIBL me përjashtim, pasi që ekipi s’udhëtoi në ndeshjet e mbetura.

Portokallezinjtë i kishin hyrë stinorit me ambicie për pozita të larta në renditje, por siç po duket me bilansin aktual prej 11 fitoresh e 16 humbjesh, prizrenasit duken të dorëzuar që tash për më shumë këtë stinor.


 
Të gjitha lajmet nga