KOSOVA U19
Humbje e thellë nga Austria U19, Kosova U19 e nis me humbje
13 November, 2024 @16:52
Me humbje ka nisur aventura e Kosovës U19 në ciklin e parë kualifikues drejt Kampionatit Evropian për këto grupmosha.
Në “Fadil Vokrri”, shpresat e drejtuara nga Adil Maliqi u mposhtën sot 0-4 nga Austria U19, në një takim i cili u dominua pothuajse plotësisht nga mysafirët.
Pjesa e parë u mbyll 0-1, e pastaj austriakët shënuan edhe tri herë në pjesën e dytë për përfundimtaren 0-4.
Verhounig (2), Grgic dhe Adejenughure u shënuan në listën e golashënuesve të Austrisë U19 sot, e për Kosovën U19 nuk pati as gol të nderit.
Në grup me Kosovën U19 përveç Austrisë ndodhen edhe Spanja e Ishujt Faroe. Ndeshjen e dytë në këtë grup Kosova e luan më 16 nëntor si mysafire e Spanjës.