FERIZAJ - BALLKANI

Foto: FC Ballkani / FB
Humbje nga Ballkani në shtëpi, Ferizajit i zvogëlohen gjasat për Evropë
11 May, 2025 @18:20
Këtë pranverë Ferizaj ishte skuadër fantastike në ndeshjet e luajtura në shtëpi, por kjo gjë nuk ndikoi te Ballkani, që shkoi në Ferizaj dhe u kthye me pikë të plota prej aty.
Takimin e sotëm në Ferizaj skuadra suharekase e fitoi 2-3 (Valmir Nafiu 21’, Betim Haxhimusa 79’ / Giovanni Ribeiro 35’, Queven Inacio 57’, Valentin Serebe 60’).
Ndeshja ishte tejet interesante dhe dhuroi plot 5 gola.
Ferizaji kaloi i pari në epërsi, por më pas suharekasit shënuan tri herë dhe pothuajse e siguruan fitoren. Goli i Betim Haxhimusës në minutën e 79’ për 2-3 i dha pak shpresë Ferizajit për të paktën një pikë, por goli i barazimit nuk erdhi në asnjë moment dhe ndeshja u mbyll me fitoren e mysafirëve.
Rezultati i sotëm bën që Ferizajit t’i zvogëlohen shpresat për Evropë, kurse Ballkani tash e sa kohë vazhdon ta gjejë veten të qetë në vendin e dytë.