Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRISHTINA MPOSHTET NË FUND

Humbje, por kualifikimi vendoset në Prishtinë

Humbje, por kualifikimi vendoset në Prishtinë


25 November, 2015 @15:37

Paraqitja shumë e mirë e Sigal Prishtinës në përballje ndaj Astanës nuk i ka dhënë fitoren asaj për shkak të disa gabimeve individuale në fund të ndeshjes. 

Bardhekaltërit kanë pasur epërsinë shkurt në fund të ndeshjes kur Dardan Berisha qëlloi për tre pikë, por ekipi kazak riktheu gjithçka në favor të vetin për të fituar ndeshjen me 4 pikë epërsi. 

Sidoqoftë, kualifikimi i Sigal Prishtinës në fazën tjetër të FIBA Europe Cup është ende i mundur, derisa në Prishtinë pret AEK Larnacan qipriote në duelin e fundit të grupit. 

Sa i përket ndeshjes së sotme, Mohamed Abukar ka pasur paraqitje impresionuese me 25 pikë 6 kërcime e 3 asistime, derisa Dardan Berisha ka qenë më i miri si zakonisht me 26 pikë, 6 asistime e 6 kërcime te ekipi kampion i Kosovës. 

Te ekipi fitues, më efikasi ka qenë Niklas Caner Madley me 25 pikë e 9 kërcime, derisa Patrick Calathes ka përfunduar ndeshjen me double-double prej 22 pikëve dhe 13 kërcimeve. 



TABELA AKTUALE E GRUPIT K:

1. Energia RUM 5 ndeshje 9 pikë
2. AEK Larnaca QIP 5 ndeshje 7 pikë
3. Sigal Prishtina KOS 5 ndeshje 7 pikë
4. Astana KAZ 5 ndeshje 7 pikë


Statistikat individuale te Astana

1 Niklas Caner-Medley 25 pikë 9 kërcime 3 asistime
2 Patrick Calathes 22 pikë 13 kërcime 3 asistime
3 Kenneth Hayes 15 pikë 6 asistime 5 kërcime
4 Jerry Johnson 5 pikë 8 asistime 2 kërcime
5 Pavel Ilin 5 pikë 2 kërcime 1 asistim
6 Anton Ponomarev 4 pikë 3 kërcime -
7 Alexey Zhukanenko 4 pikë 2 kërcime -
8 Rustam Yargaliyev 2 pikë 2 kërcime 2 asistime


Statistikat individuale te Sigal Prishtina

1 Dardan Berisha 26 pikë 6 kërcime 6 asistime
2 Mohamed Abukar 25 pikë 6 kërcime 3 asistime
3 Khalid El-Amin 11 pikë 8 asistime 2 kërcime
4 Blerim Mazreku 9 pikë 6 kërcime 1 asistim
5 Gëzim Morina 4 pikë 3 kërcime -
6 Edmond Azemi 2 pikë 5 kërcime 2 asistime
7 Yll Kaçaniku 1 pikë 2 kërcime -

 
Të gjitha lajmet nga