Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DEKLARATA E TRAJNERIT TË PEJËS

I lumtur për këndelljen e shpejtë

Branimir Pavic, trajner i Pejës/ Foto: KB Peja Official

I lumtur për këndelljen e shpejtë


25 November, 2015 @12:18

Trajneri kroat i Pejës, Branimir Pavic, është treguar të jetë i lumtur pas fitores së katërt me radhë në Grupin B të BIBL dhe posaçërisht këndelljes së ekipit në pjesë të dytë të ndeshjes. 

Ai ka cekur gjithashtu se lodhja nga orari i ngjeshur i ndeshjeve ka ndikuar në nismë të ngadalshme të lojës të ekipit. 

“Nuk luajtëm mirë në pjesën e parë. Ishim të lodhur për shkak të shumë ndeshjeve të zhvilluara në muajin e fundit. Por, në pushim të pjesëve u pajtuam që të japim maksimumin për të fituar. Në fund edhe e arritëm këtë,” ka thënë Pavic për faqen zyrtare të BIBL. 

Peja është e para në Grupin B të BIBL me bilanc 4-1. Ekipi verdhezi ka kapur një formë të shkëlqyer si në BIBL ashtu edhe në Superligë, ku përveç lojës po tregon edhe rezultate të mira. 


 
Të gjitha lajmet nga Balkan League