DEKLARATA E GERTI SHIMËS PAS NDESHJES
Çereku i tretë na kushtoi
25 November, 2015 @11:45
Basketbollisti shqiptar, Gerti Shima, që erdhi te Bashkimi pikërisht nga rivali i mbrëmshëm Peja, ka dhënë arsyet e disfatës së ekipit të tij nër përballjen e “Karagaçit” ndaj verdhezinjëve.
“Kemi luajtur dy çerekë shumë të mirë si në sulm ashtu edhe në mbrojtje. Krijuam epërsi. Por, këtë nuk arritëm ta bëjmë edhe në çerekun e tretë, që na kushtoi. Peja e ktheu ndeshjen në të mirë të sja dhe fitoi me meritë,” ka thënë Shima, shkruan faqja zyrtare e BIBL sot.
Shima prej se ka arritur te Bashkimi është bërë njëri ndër lojtarët kryesorë të skuadrës nga Prizreni. Bashkimi ka bilanc aktual prej 2 fitoreve e 3 humbjeve në BIBL.