RUMUNËT SIGUROJNË KUALIFIKIMIN
Energia kualifikohet
25 November, 2015 @9:12
Basketbollistët e ekipit rumun, Energia, janë këndellur shpejtë pas humbjes së parë të pësuar në Grupin K nga Sigal Prishtina në Prishtinë.
Ata kanë shënuar fitore ndaj qipriotëve të AEK Larnacas mbrëmë për të siguruar fazën e radhës në FIBA Europe Cup këtë stinor, duke dalë si të parët nga grupi.
Jamar Diggs dhe Lamont Mack kanë qenë më të dalluarit te ekipit rumun. Dyshja ka shënuar nga 14 pikë, derisa Digs ka regjistruar edhe 3 asistime e Mack 2 të tjera në fitoren e ekipit, ku u dallua edhe serbi Lazar Radosavljevic me 11 pikë e 4 kërcime në fitoren që erdhi falë lojës së shkëlyqer të ekipit rumun në çerek të dytë (29-13 çer. II) të ndeshjes.
AEK ka luajtur shumë mirë në tre çerekët tjerë, por i tërë mundi i tyre në ndeshje nuk arriti ta kthejë shterpësinë e të dytës. Thadus McFadden shënoi 29 pikë, 3 asistime e 6 kërcime për ekipin e tij, derisa slloveni Primoz Brezec kontirbuoi me 17 pikë e 4 kërcime, që nuk mjaftuan për të mposhtur ekipin rumun.
Sot, në përballjen e radhës të Grupit K, Astana pret Sigal Prishtinën në ora 14:00.
TABELA AKTUALE E GRUPIT K:
1 | Energia RUM | 5 ndeshje | 4-1 | 9 pikë |
2 | AEK Larnaca QIP | 5 ndeshje | 2-3 | 7 pikë |
3 | Sigal Prishtina KOS | 4 ndeshje | 2-2 | 6 pikë |
4 | Astana KAZ | 4 ndeshje | 1-3 | 5 pikë |
Xhiroja e fundit:
1 | Astana - Energia | |||
2 | Sigal Prishtina - AEK |