Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TREPÇA

I mposhtën të gjithë në Superligë, por prapë rrezikojnë rënien

I mposhtën të gjithë në Superligë, por prapë rrezikojnë rënien


30 March, 2021 @19:52

Superliga e Kosovës në basketboll sivjet ka pasur rivalitet shumë më të madh se sa në vitet e kaluara, ndërsa ky rivalitet ka krijuar edhe situata jo të zakonshme.

Situata e pazakontë është ajo e skuadrës së Trepçës, e cila megjithëse ende është në luftë për mbijetesë, mund të krenohet tashmë për një fakt të arritur.

Xehetarët pavarësisht gjendjes së palakmueshme që kanë aktualisht në tabelë, mund të mburen me faktin që kanë arritur ta mposhtin secilën skuadër të Superligës së paku një herë deri më tani.

Trepça gjatë këtij edicioni e ka mposhtur nga dy herë Golden Eagle Yllin, Bashkimin dhe Vëllaznimin, ndërsa skuadrat e tjera i ka mposhtur nga një herë. Numrin e fitoreve mitrovicasit mund ta risin në këto dy xhirot e mbetura nëse arrijnë ta mposhtin edhe nga një herë Rahovecin ose Ponte Prizrenin.

Këtë arritje, ndryshe nga Trepça, nuk e kanë edhe dy skuadrat e tjera që janë në luftë për mbijetesë, Prishtina dhe Vëllaznimi. Megjithëse që të dy këto skuadra kanë vetëm një fitore më pak se Trepça, ato nuk kanë arritur që t’i mposhtin që të gjitha skuadrat e Superligës.

TABELA AKTUALE

Trepça, Prishtina dhe Vëllaznimi janë tri skuadrat që rrezikojnë rënien direkte nga Superliga, kur kanë mbetur edhe dy xhiro deri në fund të pjesës së rregullt të stinorit.

Për ndryshe, asnjëherë më parë nuk ka ndodhur që një skuadër që i ka mposhtur të gjithë rivalët e tjerë së paku një herë gjatë pjesës së rregullt të kampionatit, të bie nga Superliga.

Më poshtë gjeni bilancin e skuadrës së Trepçës me skuadrat e tjera të Superligës:

Trepça - Ponte Prizreni 1-2 (do të luhet edhe një ndeshje)
Trepça - Rahoveci 1-2 (do të luhet edhe një ndeshje)
Trepça - Golden Eagle Ylli 2-2
Trepça - Peja 1-3
Trepça - Bashkimi 2-2
Trepça - Sigal Prishtina 1-3
Trepça - Vëllaznimi 2-2


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga