Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GSW-CLE

I njejti skenar i finales

I njejti skenar i finales


26 December, 2015 @2:14

Në takimin e parë të stinorit 2015/16, nga dueli i finales së fundit, Golden State Warriors - Cleveland Cavaliers, fitues doli, kampioni aktual Warriors.

Edhepse, Golden State, luajti gati në të gjitha kategoritë, me nën mesataren e tyre, megjithatë, arriti ta mposht Clevelandin me rezultat 89-83.

Kësaj radhe, koshashënuesi më i mirë ishte Draymond Green me 22 pikë, derisa luajti edhe me 13 kërcime e 7 asistime, kurse Stephen Curry, i ndihmoi me 19 pikë të tjera.

TABELA AKTUALE

Në anën tjetër, lideri i skuadrës LeBron James, luajti me 25 pikë e 9 kërcime, por këto shifra nuk ndikuan për ta ndalur Golden State Warriorsin.

Luftëtarët, me këtë triumf e regjistruan fitoren e 28 dhe  kanë vetën një humbje deri më tani.


Video

Golden State



 
Të gjitha lajmet nga