QENDRA PRIZRENASE
Idoll Pallushi përforcon NewBasketin
27 July, 2021 @17:05
Skuadra e Ligës së Parë të Kosovës në basketboll, NewBasket nga Prizreni ka bërë të ditur sot se ka arritur marrëveshje me basketbollistin Idoll Pallushi.
Pallushi që luan në pozitë të qendrës, është 203 centimetra i gjatë dhe 21-vjeç.
NewBasket ka bërë të ditur që më përforcimet e këtij stinori ekipi po synon Superligën për sezonin e radhës, 2022/23.
“Ekipi ynë ka arritur marrëveshje me basketbollistin prizrenas që do të ndihmojë në sezonin 2021/22 ku synimi i klubit është inkuadrimi në Superligë,” ka bërë të ditur komunikata e klubit lëshuar në Facebook sot.
Pallushi që në stinorin e kaluar ka qenë pjesë e Bashkimit ka regjistruar 11 paraqitje për ekipin gjatë stinorit të rregullt, ndërsa ka pasur mesatarisht 6.3 minuta në lojë, ndërsa ka shënuar 1.1 pikë për ndeshje, ka regjistruar 0.3 asistime për ndeshje dhe 1 kërcim për ndeshje.
Ai me Bashkimin në stinorin e kaluar ka arritur PlayOffin e Superligës në xhiron e parafundit të pjesës së rregullt të stinorit, ndërsa NewBasket kishte përfunduar stinorin në pozitë të pestë të Ligës së Parë, një vend më poshtë sesa vendet që dërgojnë në PlayOff.