KOSOVA (F) - MALTA (F)
Vashat e Kosovës përfundojnë Kampionatin në vendin e tretë
25 July, 2021 @17:03
Vashat e Kosovës, duke e mposhtur Maltën me rezultat 70-60, e përfunduan Kampionatin Evropian për shtetet e vogla në vendin e tretë.
Malta e përfundoi çerekun e parë me rezultat 19-26, derisa këndellja e Vashave të Kosovës, erdhi gradualisht, kurse në çerekun e fundit me mbrojtje të fortë, duke pranuar vetëm 8 pikë e shënuar 22 pikë, rrëmbyen fitoren dhe pozitën e tretë në Kampionat.
Era Shatri ishte më e mira te Kosova me double-double prej 17 pikëve e 15 kërcimeve, derisa u ndihmua edhe nga Alexis Tolefree me 16 pikë e Saranda Daci me double-double prej 14 pikëve e 13 kërcimeve.
Vashat e Kosovës për herë të parë luajtën në garat ndërkombëtare me vajzat seniore të saj, derisa arritën 2 fitore e 2 humbje.