KOSOVA U20
Kosova U20 e fundit në Evropianin e shteteve sfiduese
25 July, 2021 @17:17
Përfaqësuesja e Kosovës U20, ka përfunduar në pozitën e fundit në Kampionatit Evripian e shteteve sfiduese, duke u mposhtur edhe nga Rumania me rezultat 88-93.
Koshashënuesi më i mirë te Kosova ishte Rron Thaçi me 18 pikë, derisa u dalluan edhe Donat Rexhepi me 16 pikë e Fatlind Shoshaj me 14 pikë të tjera.
Te Rumania u veçua Dragos Axinte me 20 pikë.
Kosova nuk ka regjistruar asnjë fitore në këtë Kampionat dhe u pozicionua në vendin e tetë. Në këtë Kampionat pjesëmarrës ishin edhe këto skuadra tjera: Zvicra, Maqedonia Veriore, Luksemburgu, Rumaia, Hungaria, Bjellorusia dhe Sllovakia.