KAPITENI I YLLIT - JASHTËZAKONISHT I SHKURTËR

Foto: FBK
Intervista më e shkurtër e pas ndeshjes!
27 March, 2023 @13:58
I pakënaqur me rezultat u nda Ylli nga ndeshja me Trepçën mbrëmë, ndërsa për të dhënë deklarata pas ndeshjes në mikrofonin e transmetuesit të ndeshjeve u afrua kapiteni i ekipit kampion, Gëzim Morina.
Por Gëzimi ka qenë i shkurtë në koment të tij për lojën.
“Përgëzime Trepçës për fitoren. Nuk kam çka me shtu tjetër. Natën e mirë,” kanë qenë fjalët e kapitenit të ekipit të Yllit.
Morina luajti me 16 pikë, 3 asistime e 8 kërcime, ndërsa shutoi 3/7 për tri pikë në këtë duel, por humbja ka bërë që Ylli të bie në pozitë të tretë të renditjes dhe PlayOffit do t’ia nis nga çerekfinalja.