Fantasy TopSporti
Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ISTOGU - NEW BASKET

Istogu fiton, por mbetet jashtë Play Offit

Istogu fiton, por mbetet jashtë Play Offit


1 April, 2022 @22:56

Skuadra e Istogut, pas një ndeshjeje mjaftë të ngushtë kundër New Basketit, edhe pse e mposhti kundërshtarin me rezultat 86-85, mbeti jashtë Play Offit.

Fitoren Istogu ia solli Sam Taylor duke shënuar në skondat e fundit të ndeshjes, por nuk mjaftoi për t’u kualifikuar në Play Off.

Sam Taylor shkëlqeu me 21 pikë. 11 kërcime e 6 asistime, derisa u ndihmua edhe nga Dardan Maxharraj e Labinot Kelmeni me nga 14 pikë secili.

Te New Basketi u dalluan, Jordan Robinson me 28 pikë, 11 kërcime e 5 asistime, Hajriz Hazeri me 18 pikë dhe Gent Shala me 12 pikë e 9 këcime.

TABELA PËRFUNDIMTARE

Istogu, New Basketi dhe Vushtrria së bashku i kanë nga 11 fitore e 7 humbje, por duelet mes tyre bënë Istogun të renditet në pozitën e pestë, pasi që ka vetëm 1 fitore dhe 3 humbje kundër këtyre dy skuadrave.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Parë