BOREA - ISTOGU

Istogu hap stinorin me fitore
17 October, 2019 @17:21
Skuadra e Istogut, duke e mposhtur Borean me rezultat 69-95, e hapi stinorin 2019/20 në Ligën e Parë me fitore.
Djelmoshat e trajnerit Fikret Shatri, nga fillimi e deri në fund nuk e lëshuan epërsinë në ndeshje.
Diamant Shabani në këtë ndeshje ishte i pakapshëm te Istogu. Ai ishte shumë afër shifrave magjike triple-double. Shabani luajti me 33 pikë, 15 kërcime, 9 asistime e 6 topa të rrëmbyer.
Diamanti u ndihmua edhe nga Labinot Kelmendi me 21 pikë e 10 kërcime dhe nga Andi Kabashi me 14 pikë të tjera.
Te Borea më i miri ishte Ilir Shala me 13 pikë.
Në xhiron e dytë Istogu takohet me New Basketin, kurse Borea me Kerasan Prishtinën.