Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ISTOGU - BOREA

Istogu jo aq lehtë ndaj Boreas

Istogu jo aq lehtë ndaj Boreas


6 February, 2020 @18:23

Skuadra e Istogut, e cila ishte favorite në “letër”, e mposhti skuadrën me më së paku fitore në Ligën e Parë, me vështirësi.

Borea e përfundoi pjesën e parë me rezultat 33-37, derisa këndellja e Istogut erdhi në çerekun e tretë, kurse çereku i katërt ishte i baraspeshuar dhe i mjaftoi Istogut për ta mposhtur kundërshtarin me rezultat 68-63.

Mirlind Zekaj me 19 pikë, Nderim Januzaj me 17 pikë e 19 kërcime dhe Diamant Shabani me 14 pikë e 9 kërcime të tjera, ishin më të dalluarit te Istogu.

Te Borea u veçuan Val Kastrati me 20 pikë e 19 kërcime dhe Leon Limoni me 16 pikë.

TABELA AKTUALE

Istogu me 5 fitore e 4 humbje aktualisht gjendet në pozitën e tretë, kurse Borea me 1 fitore e 8 humbje gjendet në pozitën e fundit.

Në xhiron tjetër Istogu përballet me New Basketin, derisa Borea me Marigona Hill Prishtina.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Parë