Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DRITA - ISTOGU

Istogu ndal serinë e Dritës, i kthehet fitores

Istogu ndal serinë e Dritës, i kthehet fitores


6 December, 2019 @14:05

Seria prej 4 fitoreve rresht e Dritës, përfundoi në ndeshjen kundër Istogut.

Istogu e mposhti Dritën pas vazhdimeve me rezultat 76-79.

Andi Kabashi me 26 pikë ishte koshashënuesi më i mirë te Istogu, derisa u ndihmua edhe nga Mirlind Zekaj me 20 pikë e 11 kërcime dhe Diamant Shabani me 16 pikë, 13 kërcime, 6 topa të rrëmbyer e 5 asistime.

Te Drita shkëlqeu Qëndrim Demi me 33 pikë, 11 kërcime e 8 asistime, derisa u veçuan edhe Laurant Ibrahimi me 17 pikë dhe Milaim Jetishi me 11 pikë të tjera.

TABELA AKTUALE

Që të dyja skuadrat i kanë nga 4 fitore e 3 humbje. Istogu është në pozitën e tretë, kurse Drita në të katërtën.

Në xhiron tjetër Istogu takohet me Vushtrrinë, derisa Drita me Kerasan Prishtinën.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Parë