Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LIPJANI - ISTOGU

Istogu në pozitën e tretë, Lipjani harron shijen e fitores

Istogu në pozitën e tretë, Lipjani harron shijen e fitores


21 November, 2020 @18:42

Skuadra e Istogut, e regjistroi fitoren e dytë rresht, duke e mposhtur Lipjanin me rezultat 59-73.

Lipjani epërsinë prej 10 pikëve nuk arriti ta mbajë, derisa Istogu sidomos në çerekun e dytë, duke pësuar vetëm 9 pikë e kontrolloi ndeshjen e më në fund e arriti fitoren pa telashe.

Kapiteni Diamant Shabani shkëlqeu përsëri për Istogun. Shabani shënoi më shumë pikë se gjysma e ekipit në total. Ai luajti me 42 pikë, 20 kërcime, 5 topa të rrëmbyer dhe 3 asistime.

Te Lipjani më i dalluari ishte Fazli Vitia me double-double prej 20 pikëve e 10 kërcimeve.

TABELA AKTUALE

Më këtë fitore Istogu ngritet në pozitën e tretë me 3 fitore e 1 humbje, kurse Lipjani me 5 humbje ende nuk u njoftua me fitore.

Në xhiron e gjashtë në Ligën e Parë, Istogu përballet me Megasportsin, derisa Lipjani me Vushtrrinë.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Parë