Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NEW BASKET - ISTOGU

Istogu ngritet në pozitën e tretë

Istogu ngritet në pozitën e tretë


21 February, 2020 @19:06

Skuadra e Istogut, duke e mposhtur New Basketin me rezultat 67-79, është ngritur në pozitën e tretë në Ligën e Parë të Kosovës në basketboll.

Kjo ishte fitorja e dytë rresht për Istogun, derisa kundër New Basketit u dalluan Diamant Shabani me 23 pikë, 13 kërcime e 6 asistime, Mirlind Zekaj me 23 pikë e 9 kërcime, Labinot Kelmendi me 13 pikë e Nderim Januzaj me 10 pikë e 11 kërcime.

Te New Basketi më të mirët ishin Hajriz Hajzeri me 14 pikë e 7 kërcime, Enes Huduti me double-double prej 13 pikë e 14 kërcime dhe Veton Terstena me 10 pikë të tjera.

TABELA AKTUALE

Istogu me 6 fitore e 4 humbje gjendet në pozitën e tretë, kurse New Basketi me 2 fitore e 8 humbje gjendet në pozitën e 8.

Në xhiron tjetër Istogu takohet me AS Prishtinën, derisa New Basketi me Marigona Hill Prishtinën.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Parë