Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ORGANIZOHET UDHËTIM

Istogu organizon udhëtim për shikuesit

Istogu organizon udhëtim për shikuesit


28 March, 2023 @16:38

Pas shtyerjes së ndeshjes së mbrëmshme ndërmjet Istogut dhe Borës, përmes një njoftimi të lëshuar pak më parë, KB Istogu ka bërë të ditur se do të organizojë udhëtim falas për në Adem Jashari të Klinës ku sonte prej orës 20:00 pritet të luhet dueli i parë i finales Istogu-Bora.

Ekipi që arrin i pari dy fitore në serinë e PlayOffit siguron Superligën për sezonin tjetër. Finalisti që humb, ndeshet me Ponte Prizrenin në përballje PlayOuti për të kërkuar Superligën.

“Për të gjitëh të interesuarit që dëshirojnë të jenë prezent në ndeshjen finale KB Istogu - KB Bora, e cila luhet në Klinë, organizohet udhëtim (pa pagesë). Nisja bërhet nga ora 19:00 te Shtëpia e Kulturës në Istog.”

Si u shtye ndeshja mbrëmë?


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Parë