Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MITROVICË

Jahsim Floyd - i huaji i parë te Trepça 22/23

Foto: KBTrepça/fb

Jahsim Floyd - i huaji i parë te Trepça 22/23


27 June, 2022 @7:53

Pas super-përforcimeve me lojtarët vendorë dhe sigurimit të shërbimeve të lojtarëve më të mirë vendor nga stinori i kaluar, KB Trepça ka bërë të ditur në fundjavë se ka arritur marrëveshje edhe me të huajin e parë për stinorin 2022/23.

Amerikani Jahsim Floyd është zyrtarizuar te ekipi mitrovicas si ardhje e parë e huaj, ndërsa kjo do të jetë përvoja e parë e Floydit përtej Atlantikut.

Ai, sipas Trepçës, do të luajë në pozitë të qendrës, ndërsa gjatësia e tij është 206-centimetra dhe luan si alo-qendër e edhe qendër.

Në stinorin e fundit të tij në NAIA, duke luajtur për ekipin e St Thomas, Floyd ka pasur mesatare prej 21.7 minutave lojë në një ndeshje, ndërsa ka shënuar 7.1 pikë mesatarisht, 6.4 kërcime, 1.3 asistime dhe 2.4 bllokada!

 

KB Trepça pos trajnerit Ljubomir Minchev, me të cilin ka vazhduar marrëveshjen, ka vazhduar edhe me lojtarët kryesorë vendor si Drilon Hajrizi, Samir Zekiqi, Valdrin Haxhiu e Amin Hot.

Pas kësaj, mitrovicasit morrën dyshen më të dalluar vendore të kampionit të Kosovës, Erjon Kastrati dhe Mikaile Tmusic, duke bërë mjaft për të krijuar një ekip veçse të fortë.

Derisa Floyd është i huaji i parë i zyrtarizuar, mbetet të shihet se cilët do të jenë të huajt tjerë që do t’i bashkohet skuadrës, e mitrovicasit veçse kanë nisur të shihen si favorit për të marrë trofetë e stinorit që vjen 20022/23.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga