Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

WILLIE KEMP

Jam këtu për trofe

Jam këtu për trofe


19 January, 2016 @21:51

Basketbollisti i ri i Sigal Prishtinës Willie Kemp ka thënë se është i lumtur në ekipin e tij të ri. 

Ai i ka falenderuar edhe publikut për atmosferën e krijuar, ndërsa ka treguar se personalisht sonte ka qenë i koncentruar më shumë në mbrojtje. 

“Ekipi në tërësi ka luajtur mirë, ndërsa unë për veti kam qenë më i koncentruar në mbrojtje, prandaj edhe nuk kam shënuar shumë,” ka thënë Kemp për mikrofonin e Supersportit sonte. 

Amerikani 29 vjeç ka shënuar sonte 5 pikë, 2 asistime dhe 1 kërcim. Ai ka pasur 1 top të vjedhur dhe 3 të humbura gjithashtu, ndërsa ka shtuar se lufta për trofe e Prishtinës, e ka sjellë atë në Kosovë. 

Sigal Prishtina ka siguruar fazën e dytë të BIBL, ndërsa kjo e sontmja ka qenë ndeshja e fundit e fazës së parë grupore

Kemp dallohet me mbrojtjen e tij në ekip, ndërsa kishte debutuar në përballje ndaj Mornarit në ndeshjen e kaluar të BIBL, ku nuk kishte shënuar asnjë pikë ndërsa kishte regjistruar 5 asistime dhe 3 kërcime bashkë me 2 topa të vjedhur. 


 
Të gjitha lajmet nga Balkan League