PRISHTINA - GJILANI

Jarovic për fitore, Gjilani merr 3 pikë në “Fadil Vokrri”
11 May, 2025 @18:31
Fitore e Gjilanit ndaj Prishtinës në kryeqytet!
Skuadra gjilanase shënoi sot fitore 1-2 (Axel Gnapi 51’ / Edison Kqiku 12’, Senad Jarovic 81’) ndaj Prishtinës vendase në “Fadil Vokrri”.
Në një rol më të avancuar si mesfushor ofansiv i djathtë, Edison Kqiku sot ishte fantastik. Ai shënoi golin e parë të skuadrës së tij, ndërkohë që zhvilloi një paraqitje tejet të mirë në përgjithësi gjatë gjithë ndeshjes. Golin tjetër të gjilanasve e shënoi Senad Jarovic në minutën e 81’.
Golin e vetëm të Prishtinës e shënoi Axel Gnapi në minutën e 51’, pamjaftueshëm për të nxjerrë diçka nga ky takim.
Gjilani vazhdon të shpresojë Evropën përmes renditjes në ligë, kurse për Prishtinën shpëtimi i vetëm i sezonit do të ishte triumfi në Kupë, në finale të së cilës do të përballet me Llapin më 22 maj.