LIGA UNIKE

Javën e ardhshme hidhet shorti për Ligën Unike
Teksti: Liga Unike
28 September, 2020 @14:36
Formimi i Ligës Unike është pritur me interesim të madh, si në Kosovë, po ashtu edhe në Shqipëri. Madje, funksionimi i kësaj lige, i ka bërë kurreshtarë të gjithë.
Të enjten, Bordi i Ligës Unike ka pasur mbledhjen e parë, ku është diskutuar për funksionimin dhe rrjedhën e kësaj lige. Në këtë mbledhje është vendosur që shorti të hidhet javën e ardhshme.
Siç dihet në Ligën Unike do të marrin pjesë katër skuadrat më të mira nga Kosova dhe katër më të mirat nga Shqipëria.
Gjithashtu në fund të javës së ardhshme pritet të mbahet edhe Klinika e Gjyqtarëve.
Në këtë takim po ashtu është diskutuar për një turne mes skuadrave në konkurrencën e femrave. Kjo ide është përkrahur nga të gjithë të pranishmit në mbledhje, derisa ka mbetur të vendoset për formën dhe datat se, kur do të zhvillohet ky turne, mes skuadrave më të mira të Kosovës dhe Shqipërisë në konkurrencën e femrave
EDI DZELALIJA

20 October, 2020 @15:29
Edi Dzelalija është trajner i ri i Pejës. Njoftimin e ka bërë klubi pejan para pak çastesh, që ka zyrtarizuar…
KARAGAÇ

16 October, 2020 @17:20
Para pak çasesh KB Peja ka zyrtarizuar edhe përforcimin e dytë të huaj për edicionin 2020/21. Ai është boshnjaku…
NGA TAKIMI

Foto: FBK
12 October, 2020 @15:42
Të hënën në zyrat e FBK-së është mbajtur takimi mes drejtuesve të FBK-së e drejtorit të Ligës Unike dhe katër…
KARAGAÇ

11 October, 2020 @19:47
Vetëm disa orë pas njoftimit për vështirësitë me të cilat po përballet klubi, KB Peja ka komunikar edhe përforcimin e…
LIGA UNIKE

FOTO / FBK
10 October, 2020 @19:36
Sot në Prizren është zhvilluar Klinika e parë e gjyqtarëve në Ligën Unike në të cilën kanë marrë pjesë gjyqtarë…