Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

Jay Threatt përforcimi i radhës te Ylli

Jay Threatt përforcimi i radhës te Ylli


29 September, 2022 @13:38

Në mungesë të rezultateve në fillim të kampionatit, por edhe në debutim të garave evropiane, KB Ylli ka vazhduar me përforcime shtesë në skuadër.

Ekipi suharekas, që është kampion aktual dhe i dyfishtë i Kosovës, ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje me playmakerin amerikan Jay Threatt 33-vjeçar.

Jay Threatt

“Ju njoftojmë që kemi arritur marrëveshje me lojtarin Jay Threatt i cili ka përvoj të madhe në liga më të larta si Francë, Lituani, Greqi, Poloni ku së fundmi ai ka qenë pjesë e ekipit Wilki Morskie Szczecin,” ka shkruar njoftimi i KB Yllit dje.

Threatt që ka karrierë të pasur në basketbollin evropian, së fundi ka qenë pjesë e ekipit polak, King Szeczin ku ka pasur mesatare prej 27 minutash për ndeshje, ndërsa ka shënuar 10.1 pikë për lojë, 5.2 asistime dhe 2.8 kërcime për ndeshje.

Jay Threatt @ Ylli

Në sezonin e kaluar ai ka luajtur edhe në Greqi për Larissan, ndërsa ka regjistruar vetëm katër ndeshje për këtë skuadër në elitën e basketbollit grek, ku ka pasur mesatare prej 23.5 minutash për ndedshje, ndërsa ka shënuar 9 pikë mesatarisht, 3.3 asistime dhe 2.8 kërcime.

Threatt është zyrtarizuar te Ylli si i huaji i dytë pas eliminimit nga kualifikimet për Basketball Champions League, pasi që më parë kampionët zyrtarizuan Rashun Davisin si lojtar të ri të skuadrës.

Përndryshe, Ylli pas tri xhirove të para në Superligë është ekipi i vetëm që nuk ka shënuar fitore këtë stinor.

Suharekasit e drejtuar nga Adis Beciragic do të jenë pjesë e Superkupës mbarëkombëtare javën që vjen në Minatori, ku do të kërkojnë trofeun e parë pas nisjes së sezonit të ri.

Gjithashtu, ata janë pjesë e stinorit të rregullt të FIBA Europe Cup si të eliminuar nga Basketball Champions League, ndërsa janë në grup të vështirë ku do të kenë punë ndaj ekipit izralit Hapoel Galil Elion dhe dy gjermanëve, Brose Bamberg e Niners Chemnitz.

 

 

 


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga