Drilon Hajrizi
Jemi më të fortë Prishtina
Intervista u realizua nga kanali televiziv transmetues i ndeshjes
12 May, 2016 @22:39
Megjithë humbjen dhe barazimin e serisë finale të Play Offit në 1-1, basketbollisti i pejanëve, Drilon Hajrizi, ka besim të plotë tek skuadra e tij.
Hajrizi, duke pranuar lojën e dobët të skuadrës së tij sonte, u tregua entuziast për fundin e kësaj serie finale.
“Ne si ekip luajtëm shumë dobët. Kemi marrë sikur punë të kryer fitoren. Kemi qenë zero në organizimin e ndeshjes. Por pa marrë parasysh këtë, tani jemi 1-1 në seri dhe është barazuar gjithçka. Ndeshja e ardhshme është në Pejë dhe unë pres përkrahje maksimale nga tifozët tanë, si dhe gjithashtu edhe prej lojtarëve pres angazhim më të madh. Mendoj se kemi ekip më të mirë se Prishtina.
Besoj se jemi favorit absolut. Peja është definitivisht ekip më i mirë se Prishtina për momentin. Kemi pak fond më të varfër të lojtarëve por në këto pesë lojë do të mundohemi që të angazhohemi maksimalisht për ta rikthyer titullin në Pejë,” tha Hajrizi.
Driloni sonte luajti me 12 pikë, 6 kërcime dhe 5 asistime, ndërsa u detyra ta përfundojë takimin para kohe për shkak të pesë gabimeve personale.