STAMFORD BRIDGE

Joao Pedro zyrtarisht i Chelseat
2 July, 2025 @15:34
Ekipi londinez, Chelsea, që drejtohet nga italiani Enzo Maresca ka zyrtarizuar sot futbollistin e ri ofanziv në ekip.
Lojtari 23-vjeçar i Brightonit, Joao Pedro, është veshur me fanellë të të kaltërve të Londrës, ndërsa në 8 stinorët e ardhshëm do të jetë në “Stamford Bridge” sipas kontratës.
BBC Sport ka bërë të ditur se Chelsea ka paguar 60-milionë euro si dëmshpërblim te Brightoni për ta marrë lojtarin, ndërsa lojtari, produkt i Fluminenses kaloi se ëatfordi në Premier Ligë para se të bëhet lojtar i Brightonit në vitin 2023 për 30-milionë funta.
Joao Pedro shënoi 30 gola në 70 ndeshje për Brightonin. Braziliani do të ketë mundësi të shijojë ndeshjet në Ligë të Kampionëve në stinorin 2025/26 me Chelsean, pasi që këta të fundit kanë siguruar pjesëmarrjen aty.