JUNIOR EURO
Juniorët turk, fitojnë europianin
4 August, 2014 @8:42
Basketbollistët e rinjë të Turqisë, janë shpallë kampion të Europës dje duke e mposhtur Serbinë në finale 85-68.
Përkundër se në fazën grupore ishin mposhtur nga Serbia, turqit para adhuruesve të vetë, ishin tejet më të motivuar në finale dhe kanë arritur që të regjistrojnë fitore bindëse në fund me 17 pikë epërsi.
Tolga Geçim me 18, Okben Ulubay dhe Furkan Korkmaz me nga 15 pikë, kanë qenë koshashënuesit më të mirë të Turqisë në natën finale, derisa kapiteni i ekipit turk, Egemen Guven që në finale shtoi 12 pikë është përzgjedhur lojtari më i rëndësishëm i turneut -MVP-
Video
Pesëshja ideale e Jr. Europianit "Turqia 2014"
Shikoni super djelmoshat e basketbollit europian - Pesëshja më premtuese e europianit dhe lëvizjet e tyre në Eurobasketin U-18 të posapërfunduar në Turqi
Pesëshja ideale e Jr. Europianit "Turqia 2014"
Egemen GUVEN (Turqi), Federico MUSSINI (Itali), Stefan LAZAREVIC (Serbi), Vassilis CHARALAMPOPULOS (Greqi) dhe Dragan BENDER (Kroaci); |
Renditja përfundimtare:
1 | Turqia | |||
2 | Serbia | |||
3 | Kroacia | |||
4 | Greqia |