PARA NDESHJES
Justin Doellman mezi pret publikun e Kosovës
3 September, 2016 @11:10
Ka dëgjuar për atmosferën, por s’e ka përjetuar asnjëherë. Amerikani i natyralizuar i Kosovës, Justin Doellman, pret atmosferë të jashtëzakonshme sonte në “Minatori” të Mitrovicës, në ndeshjen e Kosovës ndaj Ukrainës.
“Ne në ndeshjen e parë kemi kuptuar secili lojtar çka duhet të bëj në parket. Ka qenë shumë interesant kur shihja tifozë të Kosovës në Ljubljanë, e tash mezi pres të paraqitem para publikut vendas në Mitrovicë,” ka thënë Doellman 31 vjeç në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Ukrainës.
Startuesi i Barcelonës, Doellman, ka qenë 32 miinuta në parket në ndeshje ndaj Sllovenisë dhe ka shënuar 7 pikë, 5 kërcime e 3 asistime në humbjen e Kosovës nga Sllovenia.
Sonte, pritet shpërthimi i tij.