BASHKIMI - VUSHTRRIA

BOROZANI
Kampionet prizrenase startojnë furishëm
23 September, 2018 @19:44
Në takimin e parë të edicionit të ri të Superligës së femrave në basketboll, skuadra e Bashkimit ka shënuar fitore të thellë ndaj Vushtrrisë.
Kampioni në fuqi i Kosovës ndeshjen e sotme e mbylli me rezultat 127-17, duke treguar që edhe sivjet mbetet një nga skuadrat favorite për titullin kampion.
Mari Stewart ishte më e dalluara te Bashkimi me 24 pikë, 15 kërcime e 3 asistime, ndërsa edhe 5 basketbolliste të tjera të Bashkimit shënuan pikë dyshifrore. Te Vushtrria, Rona Shala shënoi plot 11 pikë nga 17 sa kishte skuadra e saj gjithsej.
Në xhiron e dytë, Bashkimi i shkon Kastriotit, kurse Vushtrria pushon.